• |
ide | kryesore

Zjarr në një apartament në Tiranë, gruaja hidhet nga kati i tretë, ndërron jetë në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas zjarrit që ra në apartamentin e Hava Osmënajt mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranë dhe ku gruaja humbi jetën duke u hedhur nga dritarja, ka dyshime të forta se zjarri ka qënë i qëllimshëm.


Zonja banonte me të birin Klodian Osmënaj, 36 vjeç, që shpëtoi me disa lëndime, por që sipas burimeve, ishte me probleme mendore. Pikërisht ky fakt ka ngritur dyshime për zjarrin që shpërtheu papritmas në orën 5:55.


Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës:

Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K. O, 36 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu