• |
ide | kryesore

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni: Zgjedhjet e lira janë thelbësore për demokracinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet lokale.

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook” , shkruan se zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për  një demokraci të fortë.

“Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të forte, Sot ne duartrokasim qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët po ushtrojnë të drejtën e tyre për këtë parim jetik demokratik në zgjedhjet lokale në të gjithë vendin”, shkruhet në njoftim nga Ambasada Amerikane.

Ndërkohë në garë për 80 komuna dhe Shkupin janë 299 kandidatë, ndërsa mbi 10,600 kandidatë për këshilltarë komunal dhe këshillin e qytetit të Shkupit.



3 Comments

  1. Sa bukur deklarojne keta amerikanet ne Ballkan: Zgjedhjet e lira janë thelbësore për demokracinë. Nese nuk jane te lira atehere cfare? Ne Shqiperi, zgjedhjet e fundit, nuk ishin te lira. Partia fituese kishte she ende e ka aktive nje sistem te dhenash personale, sensitive, pjese te te ciles i ka marre ne menyre te paligjshme nga organet shteterore qe kontrollon. Dhe i perdori per te intimiduar, shantazhuar apo interferuar ne lirine e tyre te te zgjedhurit. Dhe ju, zyrtaret e DASH cfare bete? Ju keni qe ne 90 qe nje ane e keni rrujt me brisk. Tani si duket u ka ngele tjetra….

  2. Amerikanet te mos japin keshilla kur vete bejne zgjedhje ku votojne te vdekurit dhe fallsifikuan zgjedhjet e tyre ne USA. Se kur kurvat japin leksione morali nuk I degjon njeri. Go Brandon!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *