• |
ide | kryesore

Biran Damla Yilmaz : Nuk jam e bukur, nuk e shoh dot veten në pasqyrë

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur turke Biran Damla Yilmaz ka habitur së fundmi fansat me deklaratën e saj.

Nv një intervistë, Biran u shpreh se nuk i duket vetja aspak e bukur dhe nuk i pëlqen të shihet në pasqyrë.“Unë jam maturuar në një moshë të re falë aktrimit. Kam mësuar të qëndroj me këmbët e mia, pa u mbështetur tek dikush. Filozofia ime është: Jeto momentin. Mos mendo për të shkuarën, as të ardhmen. Mos bëj plane, thjesht lëri gjërat të ndodhin. Mos u ndjej në faj dhe mos thuaj ‘Do doja’. Për mua bukuria është gjendja në të cilën jemi krijuar. Pra pa makeup, pa estetikë, pa bojra. Gjendja jonë natyrale është më e bukura. Unë nuk e konsideroj veten të bukur. As nuk shihem në pasqyrë shpesh”,-deklaroi aktorja. Yilmaz është e njohurpër rolet e saj në serialet: ‘Lule të vetmuara’ dhe ‘Nehir’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *