• |
ide | kryesore

E shkuara e Alban Semakut, 38-vjeçarit të ekzekutuar sot në Peqin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Personi në foton më sipër është 38-vjeçari Alban Semaku, i cili gjithashtu njihej dhe me emrin Elton Mermali, që u gjet sot në afërsi të lumit Shkumbin në Peqin i ekzekutuar me dy plumba.


Mendohet se në vendin që është gjetur i pajetë, Semaku është hedhur nga ekzekutorët, ndërsa vrasja dyshohet se ka ndodhur në një vend tjetër.


Semaku nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2006, ai është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës e kishte dënuar për një vrasje të ndodhur në atë qytet. Po ashtu, kur kishte vetëm 6 muaj që kishte dalë nga burgu, në 2015, Semaku u arrestua sërish, pasi ka kanosur me armë zjarri për motive banale një pronar Servisi. Për këtë vepër penale ai është dënuar me 6 vite burg dhe mësohet se ka dalë nga qelia në 6 maj të këtij viti.

Semaku ndërkaq njihej dhe si anëtar i bandës së Lushnjës, e kryesuar nga Aldo Bare. Kjo bandë veproi për disa vite, deri kur Aldo Bare u arrestua në Turqi.

Gjatë kohës së gjykimit të tij, pas ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Krimeve të Rënda e gjeti fajtor Aldo Baren apo Alfred Shkurtin për 4 vrasje, 2 tentativa vrasjeje, për shkatërrim të pronës me zjarr si dhe për veprën penale të krijimit të organizatës kriminale. Aldo Bare u akuzua për vrasjen e Genci Kashari, Xhevat Demiri, Nimet Zeneli e Masar Aliu.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu