• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky është ish-anëtari i “Bandës së Lushnjës” i ekzekutuar pas shpine në Peqin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Alban Semaku, i njohur si ish-anëtar i “Bandës së Lushnjes” së Aldo Bares u gjet i pajetë mëngjesin e së dielës në Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin.

Ai kishte 2 plumba në trup, njërin pas shpine dhe tjetrin në brinjë. Policia dyshon se vrasja ka ndodhur diku tjetër dhe trupi i pajetë është hedhur më pas në vendin ku u gjet nga kalimtarët. Semaku, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali u ekzekutua vetëm 5 muaj pasi ishte liruar nga burgu.

Viktima u identifikua pas disa orësh nga nëna e tij, për shkak se nuk ishte banorë i zonës. Emri i tij lidhet me një sërë ngjarjesh kriminale, ku 38-vjeçari rezulton i dënuar për vrasje, kanosje dhe trafik droge.

Në vitin 2006, Semaku është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të “organizatës kriminale të Lushnjës”.

Më datë 16.03.2015 ai është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një krehër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në I.E.V.P Peqin. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *