• |
ide | kryesore

FOTO/ “Një tjetër familje e shkatërruar për një ku**ë”: Wanda Nara zbulon tradhëtinë e Icardit

-Instant, Sport



“Një familje tjetër e shkatërruar për një ku**ë…”. Kjo është fraza e shkruar nga Wanda Nara në historitë e Instagram. Fjalë të rënda që të lënë të kuptosh një ndarje të bujshme të shoëgirl-it nga Mauro Icardi. Ndarje që në fakt në Argjentinë e japin të siguri, edhe për faktin se kjo nuk është e dhëna e vetme për përfundimin e mundshëm të martesës mes bukuroshes argjentinase dhe sulmuesit të PSG-së, menaxher i të cilit është pikërisht Wanda.

Wanda ka ndaluar menjëherë së ndjekuri Icardin në Instagram dhe fshiu fotot që i portretizonin së bashku. Sipas asaj që bëhet e ditur nga media argjentinase, ajo që ka shkaktuar ndarjen mes të dyve ishte tradhtia e Icardit me aktoren Eugenia Suarez. Çifti, i cili u martua më 27 maj 2014, ka dy vajza, Francesca dhe Isabella. Wanda Nara ka tre fëmijë të tjerë – Benedetto, Valentino, Costantino – nga Maxi Lopez, me të cilët u divorcua në 2013.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *