• |
ide | kryesore

Kapet në Kakavijë shqiptari i shpallur në kërkim nga policia

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shqiptar u arrestua mbrëmjen e së premtes në Delvinaki, Janinë nga punonjësit e policisë të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në Kakavijë. Ai po kërkonte një mënyrë për t’u kthyer në vendlindje teksa ishte në kërkim.

Shqiptari u kontrollua dhe u konstatua i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar me një vit burg për dhunë në familje dhe ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare. Kështu, ai u dërgua në qeli dhe është në pritje të procesit për ekstradimin e tij në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *