• |
ide | kryesore

“Kukësi si Napoli i Sarrit”: Longo harron që ka tre ndeshje pa fitore

-Instant, Sport



”Nuk e miratoj që Kukësit erdhi për barazim, nuk jam i kënaqur me rezultatin. Bëmë lojën tonë në pjesën e parë, por dhe në të dytën. Këtu kishte strategji të ndryshme mes ekipeve, por bëmë vetëm një gabim në topin e gjatë mbrapa. Dhe nëse një ekip meritonte të fitonte ishim ne”. Diego Longo mendon se ka bërë dicka më shumë se kundërshtari, por me një rast të vërtetë në 90 minuta lojë kjo është vështirë të perceptohet. Tekniku i Kukësit megjithatë, në ndeshjen e tretë pa fitore radhazi, bën bilancin e pikëve ku i rezulton se ka lënë 7 dhe ka marrë dy: “Jemi duke humbur shumë pikë në çdo ndeshje, dhe nuk është diçka i mirë, por jam i kënaqur me mënyrën si po luajmë. Ka pasur një ndryshim pozitiv, pasi jemi më të afërt me njëri-tjetrin në klub dhe kjo na bën të jemi më të bashkuar, dhe kjo është arsye pse jemi më të lumtur”.

Tekniku italian megjithatë nuk ndalet aty në llogaritë e tij, duke u kthyer pas një sezon, si për të treguar se gjërat janë përmirësuar: “Partizanin e krahasova me Juventusin për historinë dhe traditën që ka, por sepse dinë të menaxhojnë shumë mirë situata dhe të jenë të sigurt. Kjo është ajo që e përfiton kur luan në nivele të larta për shumë vite dhe me eksperiencë. Vitin e kaluar kemi pësuar 12 gola ndaj tyre, dhe kemi shënuar vetëm 2, ndërsa sot provuam me të gjitha shanset të fitonim”, shpjegoi Longo, që në anën tjetër shfrenon fantazinë e krahasimeve: “Jam shumë i mirë të bëjë krahasime për të tjerët, por mund të them që jemi si Napoli kur drejtohet nga Sarri”, përfundoi Longo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *