• |
ide | kryesore

Përshkallëzohen protestat kundër “Green Pass” në Itali/ Mbi 10 mijë qytetarë mbushin rrugët e Milanos, 16 të arrestuar

-Instant, Arkiva, Planet



Protesta kundër “Green Pass” në Itali është zhvendosur në Milano ditën e sotme. Mijëra protestues u mblodhën në Piazza Fontana, për të protestuar kundër detyrimit të certifikatës së gjelbër për të trembëdhjetën të shtunë radhazi. Ngjarja, e cila filloi e qetë, degradoi në mbrëmje kur policia duhej të ndalte turmën.

Milano

Deri më tani sipas mediave italiane 16 persona janë arrestuar.

Protestuesit vazhduan të thërrasin parullat e tyre të zakonshme “Jo kalim jeshil”, “Liri, liri” dhe “Duart larg fëmijëve”, si dhe fyerje ndaj kryeministrit Draghi.

Milano1

Ndërkohë që ditën e sotme u bë një tubim në kryeqytetin italian ku pjesë ishte edhe ministri Di Maio dhe ish-kryeministri Conte, si një fushatë pro vaksinimi, por edhe si një kundërpërgjigje ndaj protestueve të 9 tetorit që u mblodhën edhe sot në Milano.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *