• |
ide | kryesore

Real Madrid, shkëmbimet kursejnë para: negociohet me Arsenal për Lacazette e Liverpool për Salah

-Instant, Sport



Nuk është periudha në të cilën një klub i pushtetshëm si Real Madrid, mund të tregojë fuqinë e tij. Goditjen për shkak të pandemisë, Blancos e kanë ndjerë, për më tepër që burimet financiare duhen ruajtur për tu përdorur, në raste të vecante, sidomos duke patur parasysh mësymjen e mundshme për Mbappe. E kështu, strategjia e re e merkatos së mrengues janë shkëmbimet. Sipas asaj që bën të ditur The Sun, me Arsenal po negociohet një lëvizje për janarin, që mund ti bëjë punë të dy klubeve. Propozimi është një shkëmbim që con në Londër Bale e në Madrid Lacazette.

Nga ana tjetër, po në aksin Angli-Spanjë, Real Madrid është gati të vendosë lojtarë të rëndësishëm në tavolinë për të ulur kuotën e parave të disa marrëveshjeve. Në veçanti, sipas Il Mondo Deportivo, Blancos janë të gatshëm t’i ofrojnëLiverpool Eden Hazard plus shumën e duhur të parave në këmbim të Mohamed Salah. Menaxheri i egjiptianit ndërkohë së shpejti do të jetë në Liverpool për të diskutuar rinovimin e kontratës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *