• |
ide | kryesore

Salma Hayek zbulon momentin më të sikletshëm të Angelina Jolie-s në festën e ditëlindjes

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Salma Hayek ka folur së fundmi për situatën e krijuar me aktoren Angelina Jolie në ditëlindjen e saj.

E ftuar në emisionin ‘Jimmy Kimmel Live’, Salma tregoi se miqtë e saj i organizuan një festë suprizë. “Të gjithëve u erdhi keq për vetminë time, kështu që ata thjesht u shfaqën në shtëpinë time. E dini? 25 persona. Më është dashur të them, sillni pije alkoolike! Falë Zotit kishte dhe një tortë aty”, u shpreh aktorja.Më pas ajo i kujtoi Jimmy -t traditën meksikane të njohur si ‘mordida’. Salma shpjegoi se ‘mordida’ është një traditë që do të thotë të provosh pak nga torta pa e prekur me duar dhe pasi ke fryrë qirinjtë.Hayek zbuloi se shoqja e saj Angelina nuk e dinte se duhet që t’ia ‘zhyste’ kokën në tortë dhe se është shprehur gjatë gjithë kohës me një ‘jo’ të prerë sepse mendonte se do të gabonte. Por më pas ,Jolie  i vendosi dorën pas kokës dhe e ndihmoi që të provonte pak nga torta para se të gjithë të  shpërthenin në të qeshura.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *