• |
ide | kryesore

Video/ Pa VAR e me ‘blackout’ në fushë, Partizanit i ikën fitorja nga duart: Kukësi barazon e mban larg të kuqtë

-Instant, F1, Sport, Video



Partizani nuk arrin të fitojë, as në javën e pestë të Superiores, duke bërë startin më të keq të kampionatit, që kur është kthyer në elitë. Ndaj Kukësit në Air Albania përfundon 1-1, në një ndeshje të luajtur pa VAR për një defekt teknik, për fat pa pasoja në rezultat e ku një blackout prej tre minutash errësoi fushën dhe një lojë aspak brilante.

Në fakt një përballje në të cilën Daja vinte me shpresën të merrte fitoren e parë e Kukësi për të harruar telashet e dy javëve të fundit dhe cështjen Longo, por vetëm dy raste për tu shënuar ajo e Junior i ndalur nga Tafas dhe në fund të pjesës së parë Basa, që impenjoi Hoxhën. Pjesa e dytë nuk dhuroi më shumë bukuri, por më tepër agonizëm e goli i Carës në minutën e 65 u duk se mund të vendoste një ndeshje ku monotonia kishte zënë vend. E megjithatë Kukësi u zgjua nga ky episod dhe barazoi brendfa 5 minutave me Feizao me një goditje spektakolare me kokë.

Kukësi ngjitet në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Partizani mbetet me 4 në vendin e shtatë, pa asnjë fitore. Longo e con serinë e ndeshjeve pa fitore në 3, por megjithatë për momentin e sheh veten në majën e renditjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *