• |
ide | kryesore

Video/ “Unë e kam fajin që humbët penalltinë”: polemika mbi Orsaton që akordoi penalltinë e i mohoi golin Abraham

-Instant, Sport, Video



Juventus-Roma vështirë se mund ti shpëtojë ndonjëherë polemikave e ka ndodhur kështu edhe këtë herë: verdhekuqtë në disavantazh, futen në zonë me Abraham që u duk se preku topin për Mkhitaryan (asistenti Bindoni në fakt sinjalizoi pozicion jashtë loje, i mohuar më pas nga VAR) por prekja është e Danilos që ktheu armenin përsëri në lojë. Lojtari, megjithatë, nuk arriti të godasë, i penguar nga Szczesny, kështu që arbitri sinjalizoi një penallti pa pritur një avantazh të mundshëm që më pas u konkretizua: topi përfundoi në këmbët e Abraham i cili shënon një gol të padobishëm, sepse penalltia ishte akorduar. Nga pika e bardhë Veretout u bllokua nga Szczesny dhe rezultati mbeti 1-0.

Në rregulloren e futbollit, në faqen 93, rregulli 12 thotë: “Avantazhi nuk duhet të zbatohet në situata që përfshijnë një ndërhyrje të rëndë, sjellje të dhunshme ose një faull që kërkon një karton të dytë, përveç rasteve kur ekziston një mundësi e qartë për të shënuar një gol.”

AUDIO NË TUNELIN E DHOMAVE TË ZHVESHJES: “TE PENALLTITË NUK KA AVANTAZH”
Në intervalin e ndeshjes, Dazn ka dëgjuar audion e një bisede mes Orsatos dhe Cristante në tunelin e dhomës së zhveshjes me gjyqtarin që mbronte veten: “Portieri doli, penallti, pozicion jashtë loje, e nëse nuk fërshëllej? Te penalltitë nuk jepet avantazhi. E pastaj më fajësoni mua sepse humbi penalltinë?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *