• |
ide | kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, mesazhi i Albin Kurtit për qytetarët

-Instant, Lajme, Të fundit



Ka votuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pas shfrytëzimit të kësaj të drejte, Kurti ka mbajtur një deklaratë për mediat duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë.

Sipas Kurtit, qeveria e tij do të punojë ngushtë me komunat e Kosovës. Duke u ndalur të bashkëpunimi i qeverisë dhe pushtetit vendor, Kurti ka theksuar se vitet në vijim do të jenë të mbara.

“Sapo ushtrova të drejtën për të votuar. Sot vendosin qytetarët e Kosovës kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajo të gjithë qytetarët, pa dallim, që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie. Si Kryeministër, unë bashkë me qeverinë tonë do të punoj e bashkëpunoj shumë ngushtë në fuqizimin e komunave. 4 vite të mbara i presin qytetarët e Kosovës në të gjitha komunat ku jetojnë banojnë dhe punojnë”, u shpreh Kurti jashtë qendrës së votimit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *