Një aksident i pesëfishtë është regjistruar në Durrës. Një makinë ka përplasur 4 makina të tjera.
Mjeti fuoristradë me targa italiane ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit, në zonën e Currilave, ku është përplasur me mjetet e tjera. Deri më tani, veç dëmeve materiale, nuk ka raportime për të lënduar.