• |
ide | kryesore

Basha prezanton 3 amendamentet: Do t’i depozitojmë brenda kësaj jave në Kuvend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Luzlim Basha ka prezantuar sot para mediat 3 amendamente, të cilat grupi demokrat do t’i depozitojë në Kuvend.

I pari amendament që përmendi Basha ishte zhbërja e ndryshimeve të njëanshme kushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit, vettingun në politikë dhe një amendament për reformën territoriale.

“Më vjen keq nëse ndërpres një prej komisioneve hetimore, që do të hetojë masakrën zgjedhore. I uroj punë të mbarë. Lidhur me kthimin e Shqipërisë në shinat e demokracisë, me punësimin e shqiptarëve, çmimet, rrogat, fatin dhe sigurinë e tyre, grupi i PD-së ka miratuar sot vendimin për të depozituar brenda kësaj jave në parlamentin e Shqipërisë amendamentin për; zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës së 30 korrikut dhe miratimin e komisionit të Reformës Zgjedhore. Amendamentin kushtetues për vettingun e politikanëve, në përputhej me opinionin komisionin e Venecias të fundvitin 2018, ku në përputhje me qëllimin për të bërë vetingun për politikanët e lidhur me krimin, për pasuritë e tyre, të familjarëve të tyre, apo ortakeve, të hapura apo të fshehura, brenda apo jashtë, në parajsa fiskale apo banka offshor, është qëllim legjitim. 

Respektojmë dhe kërkesën për proporcionalitet. Venecia thotë se këtë proces duhet ta kryejë një njësi e posaçme e strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK, që të marrë përsipër një për në çdo deputet, kryetar bashkie, ministër apo kryeministër, krerët e institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të pavarura, në raport me lidhjet e tyre apo të familjarëve të tyre me krimin. Amendamenti i tretë ka të bëjë me reformën territoriale, për të kthyer jo vetëm demokracinë, por shërbimet e munguara dhe të shkatërruara. Të vendosur përpara me depozitimin e tyre dhe do të behet në ditët e ardhme për t’i hapur rrugë demokracisë, vettingun e politikave dhe reforma territoriale. 

Është komisioni i Venecias që ka shtruar rrugën dhe ka bërë të qartë se në cilën rrugë duhet të ecet. Shqipëria e ka të domosdoshme vettinun e politikanëve. Ne kemi hartuar amendamentet kushtetuese në përputhje me opinionin e Venecias.”, tha ai.



3 Comments

  1. Me shume se rregullime te domosdoshme me duket si nje kerkese per ta qelbur akoma me keq .
    Ça 30 qershor thua ? Po nese i referohesh 30 qershorit athere ke bere vetem nje verre ne uje . Me pak fjale , statusquo dhe bipartitizim , po nuk leshuat pushtet çdo gje eshte e kote , hi syve. Hidh posht marrveshjen e 2008 , bej kodin e ri zgjedhor , votim dhe numerim elektronik , vote e disapores ,ndrysho kushtetuten dhe statutet e partise .

  2. “Foltoret, të mbushura me plehun e 3 dekadave?”, Kim Mehmeti: Tritanët, ristanët, ndokat e nishanët, e shkuara e PD

  3. Ta gezoni lulzimen nga humbja ne humbje se keshtu eshte ne tepsi ai duke mbajt regjimin ne pushtet e duke mbush xhepat e familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *