• |
ide | kryesore

Basket, tragjedi në Itali: Haitem Jabeur Fathallah humb jetën pas një infarkti në fushë

-Instant, Sport



Haitem Jabeur Fathallah, basketbollisti 32 vjeçar i Fortitudo Messina, është ndarë nga jeta në spitalin e Reggio Calabrias ku u dërgua me urgjencë pas një infarkti të pësuar gjatë ndeshjes kundër Dierre Reggio, e vlefshme për kampionatin e basketbollit Serie C Gold. Fathallah u rrëzua në tokë duke humbur vetëdijen: loja u ndërpre menjëherë për të ndihmuar basketbollistin, i dërguar me ambulancë në spital ku vdiq pak pas shtrimit në spital.

Pasi Fathallah u rrëzua, ndërhynë gjithashtu edhe disa mjekë, të cilët po ndiqnin ndeshjen nga tribunat dhe u përpoqën më kot për të ringjallur lojtarin. Mjekët, pasi kuptuan rëndësinë e situatës, kërkuan ndërhyrjen e një ambulance të pajisur për rianimim.

Lojtari, pas infarktit që e goditi dhe gjatë transportit në spital, ishte gjatë gjithë kohës pa ndjenja. Fathallah kishte mbi 250 paraqitje në ligat e basketbollit. I lindur në Agrigento, pasi luajti me Porto Empedocle, Racalmuto dhe Licata, ai arriti te Messina në sezonin 2016/2017, duke luajtur së pari në Basket School dhe më vonë në Fortitudo Messina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *