• |
ide | kryesore

Blenë votat për Partinë Socialiste/ SPAK çon për gjykim dy patronazhistët e Dibrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Tre ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit, dy persona u bllokuan në makinat e tyre nga militantët e PD-së që kishin dyshime se po shpërndaheshin para për vota. Bëhej fjalë për Abion Çekun dhe Denis Xholin. Rreth 6 muaj më pas, të dy janë marrë të pandehur dhe në përfundim të hetimeve SPAK i ka dërguar çështjen e tyre në gjykatë.


Sipas prokurorëve janë mbledhur prova me anë të të cilave është provuar se Denis Xholi në bashkëpunim me të pandehurin Abion Ceku “kanë shpërndarë në Njësinë Administrative Maqellarë shuma monetare tek persona të tjerë, me qëllim përcaktimin e mënyrës së votimit të zgjedhësve, në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në datën 25.04.2021”.


Po kështu, nga hetimet, sipas SPAK-ut “është provuar se i pandehuri Denis Xholi i cili ka ushtruar funksionin e përgjegjësit të zyrës juridike në Bashkinë Bulqizë gjatë orarit të punës është vënë në mbështetje të kandidatëve për deputetë dhe të subjekteve zgjedhore”

Në përfundim të hetimeve, Denis Xholi është akuzuar se ka kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, të parashikuar nga nenet 328-25 dhe 328/a/1 të Kodit Penal, ndërsa i pandehuri Abion Ceku është akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 328 e 25 të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme sot në datën 18.10.2021 ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq.

Dibër/ Policia arreston përkrahësit e Partisë Socialiste për korrupsion aktiv në zgjedhje

3 Comments

  1. ai patronazhisti i gjirokasteres qe bente te pavlefshme votat me stilolaps dhe merrte Cucin e rendit ne cel u denua apo jo Se ne kete votime kane nxjerre te pa vlefshme shume vota me kete menyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu