• |
ide | kryesore

Daniel Craig: Më pëlqen të frekuentoj baret me homoseksualë

-Instant, Paparazzi, Slider

Aktori i “James Bond”, Daniel Craig, zbuloi se preferon të frekuentojë bare homoseksualësh sepse ka më pak të ngjarë të ngatërrohet në ndonjë zënkë.


“Dëgjo, unë kam shkuar në bare për homoseksualët që kur nuk mbahet mend dhe një nga arsyet është sepse nuk zihem shpesh aty,” tha Craig, i martuar me aktoren Rachel Weisz, për Bruce Bozzi në podkastin “Lunch With Bruce” në SiriusXM.


Ylli i “No Time to Die” u shpreh se ngatërrohej nëpër zënka kur shkonte në bare të tjera. “Agresiviteti në baret hetero më bezdiste shumë kur isha i ri, sepse thjesht nuk doja të përfundoja duke u grushtuar. Ndodhte shumë shpesh,” tha ai.

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu