• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si u përplasën 5 makina në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Publikohen pamjet e aksidentit të 5-fishtë që ndodhi në orët e para të ditës së hënë në Durrës.

Siç duket edhe në pamje, një makinë me targa italiane ka humbur kontrollin dhe si pasojë e shpejtësisë tepër të madhe ka marrë përpara 4 makina të tjera që ishin parkuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Currilave, në zonën e njohur ndryshe si “Brryli”. Si pasojë e aksidentit makinat e tjera që u goditën nga “Toyota” janë shkatërruar. Policia po heton mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.



2 Comments

  1. Lajm gjysmak. Ne video duket qe personi ka qene ne ndjekje nga policia. Se ska asnje mundesi qe patrulla te gjendet aq shpejt ne vendngjarje. E dyta interesohuni te dini se perse po e ndiqte policia dhe cfare ju gjet ne makine. Mos e lini tia u serviri policia rezultatet e hetimit te ngjarjes, se ndoshta eshte ndonje tip me mbrojtje nga lart dhe e ka mbyll muhabetin aty per aty se ashtu edhte nje pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *