• |
ide | kryesore

“Dua të të takoj diku ku askush nuk të njeh”: zbulohet mesazhi i Eugenias, por Wanda kishte punësuar dedektiv

-Instant, Sport



Pasurohet me një tjetër episod telenovela me protagonistë Mauro Icardi dhe Wanda Nara. Pas tradhtisë së supozuar të sulmuesit të PSG-së, historive në Instagram të gruas-menaxhere në të cilën dora e Wandës pa unazë u kompletua edhe nga një “unfolloë” për profilin e burrit të saj, nga Argjentina mësohen detaje pikante.

Sipas asaj që u raportua nga programi televiziv “Los Angeles de la manana”, aktorja China Suarez i ka shkruar Icardi për tu “takuar në një vend ku askush nuk e njihte, në një diskotekë”. Ndoshta përmes aplikacionit Telegram, më pak i popullarizuar se WhatsApp dhe ndoshta më i dobishëm për të biseduar dhe thirrur njëri-tjetrin në fshehtësi. Wanda, nga ana e saj, kishte punësuar një hetues privat për të zbuluar lëvizjet e burrit të saj, madje duke shkuar aq larg sa të piratonte celularin e tij në mënyrë që të zbulonte tradhtinë.

Ka qenë Clarin që ka zbuluar shkëmbimin e mesazheve mes Eugenia “La China” Suarez dhe Icardit, me aktoren që aktualisht, së bashku me vajzat e saj, Rufina (8 vjeç) dhe Magnolia (3), është në Spanjë për xhirimet e një filmi: “Do të doja të të takoja në një diskotekë, në një pjesë të botës ku askush nuk të njeh”, ka qenë përmbajtja – sipas Clarin – e një prej mesazheve që Suarez i kishte dërguar futbollistit dhe të cilën Wanda e lexoi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *