• |
ide | kryesore

FOTO/ Falje për Icardin? Nuk bëhet fjalë, Wanda nuk lë dyshime: “Më pëlqen më shumë pa unazë”

-Instant, Sport



Tronditja e Mauro Icardit pas largimit të Wanda Naras, me lajmërimin për ndarjen të dhënë në të gjitha format e mundshme, u duk sikur preku ndjesitë e menaxheres dhe bashkëshortes së sulmuesit të PSG. Në fakt, mbrëmë kriza u duk se mbaroi, me fluturimin e menjëhershëm të argjentinasit për në Milano, ku Wanda ishte strehuar bashkë me fëmijët. U la të kuptohej se më e keqja ishte lënë pas nga fotografia e postuar në rrjetet sociale, por sot vjen një tjetër kthesë në telenovelën Wanda Nara-Mauro Icardi. Showgirl-i argjentinas dhe menaxherja e sulmuesit të PSG (prania e tij në Champions League kundër Leipzig mbetet në dyshim) në fakt ka postuar në Instagram një fotografi të dorës së saj pa unazën e martesës, të shoqëruar me një diciturë: “Më pëlqen më shumë pa unazë”.

Një tjetër shenjë e ndarjes definitive pas postimit të bujshëm me të cilin bukuroshja kishte denoncuar publikisht burrin e saj se e kishte tradhtuar me Eugenia Suarez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *