• |
ide | kryesore

Google do të ndalojë reklamat që mohojnë ndryshimet klimatike

-Instant, Paparazzi, Slider



Kompania Google po merr masa ndaj reklamave dixhitale që paraqesin pretendime false për ndryshimet klimatike, ose që përdoren për të nxjerrë fitim nga pretendime të tilla. Kompania shpreson të kufizojë në këtë mënyrë të ardhurat për mohuesit e ndryshimeve klimatike dhe të ndalë përhapjen e dizinformimit në platformat e saj.

Në një postim të enjten kompania tha se politika e re do të zbatohet edhe për YouTube-in, i cili vetëm një javë më parë njoftoi ndërmarrjen e masave të gjera ndaj dizinformimit për vaksinat.

“Kemi dëgjuar drejtpërsëdrejti nga një numër gjithnjë e në rritje të partnerëve tanë të reklamimit dhe publikimit, të cilët kanë shprehur shqetësime për reklama që shfaqen së bashku me pretendime të pasakta për ndryshimin klimatik, ose që i ushqejnë ato”, tha kompania Google. Ata “nuk dëshirojnë që reklamat e tyre të shfaqen përkrah një përmbajtjeje të tillë”.



1 Comment

  1. Censure. Pike. Nuk lejohet mendimi ndryshe nga ai i google. Njesoj si me Trumpin. Shkurt google = A piece of colorful SHIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *