• |
ide | kryesore

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit që humbi jetën nga Covid-19 ishte i vaksinuar me dy doza

-Instant, Arkiva, Planet



Ndërron jetë nga Covid-19 ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell, edhe pse ishte i vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

Ai ka humbur betejën me virusin në moshën 84-vjeçare. Familja e ish-gjeneralit njoftoi se ky i fundit ishte i vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.

Powell ka qenë sekretari i parë amerikan me ngjyrë dhe ka shërbyer në disa qeveri të republikanëve në SHBA.

Gjatë kryerjes së funksioneve në qeverinë amerikane, Powell shpesh herë ka kontribuuar në marrjen e vendimeve kyçe në politikën e jashtme amerikane. Familjarët kanë njoftuar se Powell ka ndërruar jetë nga komplikimet si pasojë e infektimit me Covid-19.

“Gjenerali Colin L. Powell, ish -sekretari amerikan i Shtetit, vdiq këtë mëngjes për shkak të komplikimeve nga Covid 19″, shkruan familja Powell, në njoftimin e tyre në Facebook.

“Ne kemi humbur burrin, babain, gjyshin dhe një amerikan të mrekullueshëm dhe të dashur”, vijon deklarata e familjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *