• |
ide | kryesore

Kë zgjedh Rama midis Bashës dhe Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Në intervistën për Euroneës Albania kryeministri Edi Rama u pyet se cilin krah mban mes Bashës dhe Berishës në debatin brenda PD.

“Larg qoftë…nëse do të zgjidhnim dhe opozitën, sigurisht që unë nuk do të zgjidhja asnjë nga ata që janë aty.

Kaq respekt për Partinë Demokratike e kam. Opozitën dhe rivalin nuk e zgjedh, e zgjedhin të tjerë dhe nuk të mbetet asgjë tjetër, veçse ta respektosh.

Kur e shoh ndihem shumë keq, në këto kushte ku jemi ndihem keq për vendin tonë që ka një Opozitë të katandisur në atë far feje.

Është përtej çdo imagjinate. Një opozitë që vetëm të shan e të mallkon nuk është një opozitë që ta bën të vështirë e as nuk të sfidon. Mos ngatërroni sarkazmën me vulgaritetin, janë dy gjëra të ndryshme.

Sarkazma është diçka që unë e kam dhe e përdor, por ata që dalin aty e kanë të mbushur me: “Hajdut! Kriminel! Pervers! Pederast!…” – tha Rama. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *