• |
ide | kryesore

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohet 29-vjeçari në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 29-vjeçar në Fier është vënë në pranga për kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë. Njoftohet se në pranga është vënë shtetasi me iniciale J. M., banues në Mërtish,  pasi në lagjen “Kastrioti” ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike, punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

Po ashtu bëhet e ditur se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier kanë arrestuar H. Ç., 23 vjeç, banues në Fier pasi u kap nga policia duke drejtuar një automjet tip “Skoda” pa leje drejtimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *