• |
ide | kryesore

Lil Kim ironizon 50 Cent pas videos virale

-Instant, Paparazzi, Slider



50 Cent iu duk për të qeshur një video virale që krahasonte Lil’ Kim me një leprechaun – figurë e folklorit irlandez, ku u bazua edhe filmi komedi-horror i vitit 1993 – video të cilën Lil’ Kim nuk e la pa komentuar.

“Ti je kaq i fiksuar me mua sa po bëhet e sikletshme,” i komentoi ajo bashkëpunëtorit të dikurshëm për “Magic të Stick”. 50 Cent postoi sërish videon – të cilën më parë e kishte fshirë – duke shkruar: “E gjitha çfarë thashë është që kjo ishte gallatë. “Dhe e gjitha çfarë thashë unë është që ti je i fiksuar me mua,” komentoi sërish Lil’ Kim, mes disa komenteve me fjalor jo dhe aq të këndshëm për ta shkruar këtu.

Nuk është hera e parë që ai tallet me reperen. Në korrik, 50 Cent e krahasoi me një “buf”, po Kim tha se “nuk i interesonte fare”. Raporti i tyre është i tillë që pas intervistës së Lil’ Kim në vitin 2005, ku e cilësoi muzikën e 50 Cent si “të dhunshme”.

“E pëlqej ndonjëherë muzikën e tij, por mendoj se si në jetën personale, në jetën e tij reale, ai është njësoj dhe ky nuk është një mesazh i mirë. Mendoj që ai e promovon [dhunën].”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *