• |
ide | kryesore

Ndryshimi i Kushtetutës/ Çfarë synojnë propozimet e Bashës

-Instant, Kryesore



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bashai ka imponuar këtë të hënë grupit të tij parlamentar vullnetin për t’i çuar parlamentit një paketë propozimesh për ndryshimin e Kushtetutës. I vënë në presion nga Foltorja e Berishës dhe i trysnuar nga Rama dhe ndërkombëtarët, që duan ta ndryshojnë ligjin themeltar të vendit për të zgjatur mandatin e organeve të vettingut, Basha ka gjetur këtë lëvizje si më të përshtatshmen, për të shmangur morsën ku po e shtypin.

Lexo me tej:

Rama përdhunon opozitën/ Marsh, votoni zgjatjen e vettingut pa negociata

Sot deputetët demokratë kanë rënë dakord, ndonëse nuk i kanë votat për ta hedhur një hap të tillë, se Kushtetuta duhet ndryshuar për reformën zgjedhore, vetingun e politikanëve dhe reformën territoriale.

“Grupi i PD-së ka miratuar sot vendimin për të depozituar brenda kësaj jave në parlamentin e Shqipërisë amendamentin për zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës së 30 korrikut dhe miratimin e komisionit të Reformës Zgjedhore” tha Basha përmes një prononcimi për media nga selia blu, ku bëri publik tre amandamentet e miratuara në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së ditën e sotme. Basha theksoi se amandamentet e miratuara fokusohen në reformën zgjedhore, vetingun e politikanëve dhe reformën territoriale.

Por propozimi të cilit ai i kthehet prapë është ai për vettingun e politikanëve njësoj si për gjyqtarët dhe prokurorët. “Amandamenti për vettingun e politikanëve do të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias” precizoi Basha duke propozuar se një gjë e tillë duhet të bëhet nga SPAK, i cili mendohet të hetojë  “pasuritë  e pajustifikueshme të politikanëve dhe lidhje e tyre me krimin”.

Po pse erdhën këto propozime në mënyrë të beftë?

Së pari mendohet se Basha do të pushtojë skenën e të djathtës, ndërkohë që Foltorja e Berishës po i rrëmben përditë e më shumë deputetë dhe elektorat. Së dyti, nën këtë trysni ai duhet të durojë edhe presionin e ndërkombëtarëve, që së bashku me Ramën duan të ndryshojnë Kushtetutën për të zgjatur afatin e komisionit të vettingut. Në pamundësi ta hedhi këtë hap, sepse opozita ka qenë shumë kritike me selektivitetin dhe politizimin e vettingut Basha duket sikur po propozon një paketë shkëmbimi për marrëveshje.

Pikërisht këtë propozim bëri pak ditë më parë deputeti Oerd Bylukbashi kur tha se PD nuk mund ta votojë zgjatjen me dy vjet e gjysëm të KPK-së pa marrë asnjë gjë në këmbim.  

Por ndonëse bëri pak a shumë të njëjtën gjë i pyetur nga gazetarët Basha e refuzoi idenë se po bënte pazar.

“Nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar, këto janë çështje të rëndësishme për shqiptarët. Rikthimi i institucionit të votës së lirë pa të cilën nuk ka demokraci, mirëqenie, por ka emigracion, varfëri, është çështje e shqiptarëve jo e PD dhe nuk mund të jetë çështje pazari. Vetingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës nga persona që kanë lidhje me krimin e organizuar, apo janë të korruptuar është çështje e shqiptarëve, reforma territoriale është çështje e shqiptarëve jo thjesht e PD-së”, tha Basha.

Andi Bushati: Votat per vetingun, tradhëtia e fundit e Bashës

Por interesant qe fakti se kur u pyet nëse në propozimin e PD për vettingun e politikanëve përfshiheshin edhe personat e shpallur non grata, kreu i PD-së i bishtnoi pyetjes (video poshte). Megjithëse do të ishte shumë e paimagjinueshme që ai të planifikonte të hiqte Berishën nga Parlamenti duke bashkuar votat me Ramën për të ndryshuar kushtetutën.

©Lapsi.al

 

 



11 Comments

  1. “Foltoret, të mbushura me plehun e 3 dekadave?”, Kim Mehmeti: Tritanët, ristanët, ndokat e nishanët, e shkuara e PD

    1. Demagogjia e udheheqesve te korrupsionit politik ne Shqiperi, nuk ka kufij!

      Dy kreret, Rama dhe Basha, produkte te ketij korrupsioni, duan te bejme vetting per…veten dhe te tjeret poshte tyre.

      Po pse, ata nuk e kuptojne se cfare jane? Perse duhet vetting xhanem?

      Kjo ide e radhes eshte favori qe Rama do ti jape Bashes per te spastruar PD dhe berishianet. Sikunder ia dha Berisha , Rames ne 2008, per te spastruar nanoistet.

      Meqe keta plehra e paskan “seriozisht” le te vendosin si kriter themelor TESTIN E POLIGRAFIT me nje set pyetjesh te hartuara nga organizatat nderkombetare antikorrupsion.

      Dhe procesin ta transmetojne live, ku ne, publiku, te shohim sa do u veje amperi!!!

  2. Kjo eshte vetem pazar , pazar i mirfillt per statusquo . Une kete e lexoj keshtu:Votojme zgjatjen e vetingimit dhe njekohesisht bejme ca ndryshime sa per sy e faqe por ne si lidera nuk leshojme pushtet . Rrofte 5 qershori , dita e kurverimit te partive . Jo sot , as mot por ketu e 1000 vjet ti nuk vjen ne pushtet pa ndryshime rrenjesore dhe pa leshuar pushtet . Kurv per kurve le te rrine keto kurva se jane disi te ngopura ne hajni , ju jeni te babzitur aq sa mund te hani edhe kelyshet tuaj o kurva te lindura. Ptuuuuuu …….ju qifsha ropt ku ti keni

  3. Vetem kujdes nga Lyli se po u nxef ai mjer ky popull cfar do ta gjej ,se ai eshte nga Hotet ,keshtu tha sot dhe Lyli ti rruan mir topet ,ore nje pyetje per keta sufllaqet patronazhista qe i kane dale Lylit ne mbrojte ,pse nuk e keshillojne Lylin te zbresi ne baze.

  4. kushtetuta leckë këmbësh sa herë i do trapi ramës ndryshohet

    këtë radhë do të përdorë lyly

    lyli është nga hot i. hahahah

    sa djalë kurvë është

    7×7 42. dhe 49 +36 bëjnë 95

    varikars komplet

    hiqe o sali se me lylyshyn pd do katandiset me një votë… atë të vulëmbajtësit lyl!!! do votojë për veten .. po ia la rama votën e vet lylyt.

    lyl kyrvy

  5. “Në fakt atë që i bëra diktatorit, këta nuk ma falin dot kurrë”, poeti i shkruan Doktorit: “Atë pyll me lesh, bukur ja ke korrur, na thuaj ta dimë, ç’vegël ke përdorur?!”

  6. Kam menduar se mos ndoshta ka ndonje ide me te mire ky Luli per ndarjen territoriale, por te kthehen serish komunat si dikur, kjo eshte nje tregues I qarte qe ky njeri ska vizion dhe sjep shprese.Mjere ne nga kush presim apo pretendon te zevendesoje Ramen.Hajde ta beje shqiperine edhe nje here te ndare ne parcela feudale me mbi 3000 njesi administrative si dikur,hajde te shtojme numrin e hajduteve, nga 60 sa ka tani,ne mbi 3000.

    1. Ngriti çadrën në vitin 2017, dhe i bënte si cub Ramës poshtë dritares. Pastaj shkoi dhe iu fut në shtrat.

      Në 2019 dorëzoi mandatet dhe kërcënoi se parlament nuk kishte më, por vendin e tij e zuri Kujtim Gjuzi.

      Bojkotoi zgjedhjet lokale dhe u përbetua se vetëm mbi trupin e tij po të kalonte Rama do të zhvilloheshin zgjedhjet. Rama jo vetëm që kaloi, por e shtypi si rul.

      Kërcënimi më i fortë ishte me emërimin e Fatmir Xhafajt, kur u shpreh se ‘vetëm po të kaloje mbi trupat tanë”, do të futet në Ministrinë e Brendshme. Xhafaj kaloi jo vetëm mbi trupin e Bashës, por edhe të Gridës, Ervinit, Joridës, Gazit. tek gazi u ndal pak me gjate… xhafa kishte dobesi per gazrat

      varikars

  7. “U bëj thirrje 6 vendeve të Ballkanit ti kthehen tregut të përbashkët rajonal dhe bashkëpunimit. Duam që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur”, ka thënë Varhelyi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *