• |
ide | kryesore

Nis viti i ri akademik/ Studentët rikthehen në auditorë, kusht vaksinimi anti-COVID ose testi negativ

-Instant, Lajme, Të fundit

Ditën e sotme rinis viti i ri akademik. Mes debatesh dhe risive, studentët rikthehen sërish në auditorë pas më shumë se 18 muajsh që zhvillojnë mësimin online për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ashtu edhe si në çdo institucione të tjera dhe për studentët do të ketë rregulla për t’u ulur në banka dhe mendohet se ato janë dhe më të ashpra krahasuar me shumë të tjerë.


Sipas udhëzimit të qeverisë, studentët duhet të kenë marrë të dyja dozat e vaksinës për të ndjekur mësimet në auditorë. Gjithashtu, një alternativë tjetër për studentët është dhe të paraqesin testin negativ PCR një herë në javë, ose vërtetimin që e kanë kaluar sëmundjen e Covid.


Numri i studentëve të vaksinuar është relativisht i ulët. Nga shifrat kontradiktore të dhëna nga burime të ndryshme, mësohet se në kryeqytet janë vaksinuar afro 20% e studentëve, ndërsa në fakultetet e rretheve përqindja është shumë herë më e ulët.

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu