• |
ide | kryesore

Nuk ke gjithnjë fat: Anglia dënohet dy ndeshje pa tifozë nga UEFA, por Shqipëria nuk gëzohet dot

-Instant, F1, Sport

Dy ndeshje me dyer të mbyllura, njëra prej të cilave pezull dhe një gjobë prej 100 mijë eurosh. Ky është sanksioni i vendosur nga Uefa ndaj Anglisë për incidentet që ndodhën brenda dhe jashtë stadiumit Wembley me rastin e finales së Euro 2020 kundër Italisë. Kështu ka vendosur Komisioni i Etikës dhe Disiplinës. Sa i përket ndeshjes së dytë, dënimi pezullohet për një periudhë prove prej dy vjetësh nga data e këtij vendimi.


Për më tepër, Federata angleze e Futbollit duhet të paguajë një gjobë prej 100,000 eurosh në arkën e UEFA-s për mungesën e rendit dhe disiplinës brenda dhe rreth stadiumit, për pushtimin e fushës së lojës, për hedhjen e objekteve dhe për shqetësimet gjatë himneve kombëtare. Pezullimi megjithatë nuk vlen për ndeshjen e nëntorit me Shqipërinë për kualifikueset e Botërorit. Vendimet e UEFA-s për çështje të tilla nuk kanë efekt mbi kompeticionet e FIFA-s. Kështu, Anglia do të shlyejë dënimin e saj me shumë mundësi në ndeshjen e parë si pritëse në fazën në grupe në Ligën e Kombeve, që do të luhet në qershor 2022.


Imazhet dhe videot e shpërndara në mediat sociale treguan incidente të dhunshme që ndodhnin si jashtë ashtu edhe brenda stadiumit, ndërsa u grumbulluan tifozët pa bileta. Disa prej tyre, që kishin një biletë, ishin përpjekur të ndalonin njerëzit që vraponin për në stadium ndërsa tensioni u përshkallëzua dhe dhuna u ndez. Me të vërtetë një goditje e keqe për vendin, në listë për të konkurruar për të pritur Kupën e Botës 2030.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu