• |
ide | kryesore

Partia Demokratike kërkon vetting për politikanët, nisma dërgohet të mërkurën në Kuvend

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike kërkon që njësoj siç po ndodh me anëtarët e sistemit të drejtësisë edhe të gjithë politikanët të kalojnë në sitën e vetingut. Këtë propozim, PD pritet t’i dorëzojë të mërkurën në Kuvend. Së bashku me të demokratët do të propozojnë amendamente për ndryshime kushtetuese në Parlament për sa i përket reformës territoriale dhe asaj  zgjedhore.

Nga ana tjetër Partia Socialiste ka kërkuar që të zgjatet afati i “Vettingut” në drejtësi. Për ta bërë këtë i duhen edhe votat e Partisë Demokratike, ndërkohë nuk dihet nëse do të ketë një akordim mes palëve që të arrihet në një konsensus për të kaluar këto reforma.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *