• |
ide | kryesore

Penalltia për Romën është “gabim-jo gabim”: AIA vendos për Orsaton

-Instant, Sport



Daniele Orsato nuk do të pezullohet pas Juventus-Roma. Ky është pozicioni i Shoqatës italiane të arbitrave (AIA) dhe i dizenjatorit Gianluca Rocchi në lidhje me drejtimin e ndeshjes në Allianz Stadium nga arbitri venet. Penalltia e dhënë për verdhekuqtë, për kontaktin Szczesny-Mkhitaryan, me moszbatimin e rregullit të avantazhit u konsiderua nga krerët e gjykimit padyshim penalizuese për ekipin e Mourinhos, por vlerësohet si një “gabim-jo gabim”.

Me pak fjalë, Orsato ka marrë në mënyrë të vendosur dhe në një fraksion të sekondës një vendim të saktë në vetvete, por goli i menjëhershëm i Abraham e ka transformuar vendosmarinë e tij (një aftësi gjithmonë e vlerësuar shumë nga krerët arbitralë) në një situatë të dëmshme për Romën. Pasoja e këtyre vlerësimeve është se AIA, edhe pse pranon se verdhekuqtë janë ndëshkuar, nuk kanë ndërmend të ngelin në ‘klasë’ provën e Orsatos: pranohet se duhej pak më shumë durim dhe një lexim më i mirë i situatës, por performanca e arbitrit venet nuk konsiderohet negativ në tërësi dhe prandaj nuk do të çojë në pezullim.

Sa i përket prekjes hipotetike me dorë me të cilën Mkhitaryan i shërben Abrahamit topin-gol, në dhomat e AIA nuk ka diskutime, sepse: 1) Nëse Orsato do të kishte dhënë avantazhin, VAR që rishikon veprimin do të sinjalizonte në mënyrë kronologjike shkeljen e mëparshme (faull për penallti i portierit), duke anuluar në mënyrë efektive çdo ngjarje të mëvonshme; 2) Me armenin në rënie pas pësimit të faullit, ‘duart’ e tij vështirë se do të konsideroheshin të dënueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *