• |
ide | kryesore

Përplasjet në dyert e universiteteve, studentët zhvendosen tek Ministria e Arsimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, mëngjesi i kësaj të hëne është shoqëruar me përplasje në dyert e universiteteve, ku në Tiranë, në shumicën e fakulteteve nuk janë lejuar që të hyjnë studentët e pavaksinuar.

Studentët u grumbulluan përpara Ministrisë së Arsimit, ku kundërshtuan vendimin për t’u lënë jashtë auditoreve.


Ata shprehen se e drejta e arsimit është një e drejtë kushtetuese, dhe nuk mund të tjetërsohet nga asnjë vendim qeverie.

Prej mëngjesit të sotëm në të gjithë vendin, universitetet janë duke mbajtur qëndrime të ndryshme sa i takon futjes së studentëve të pavaksinuar në auditore.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu