• |
ide | kryesore

Rama i bën presion Bashës: Zgjatjen e vetingut e kërkon SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka rritur dozat e presionit te opozita për të marrë votat e saj për miratimin e shtyrjes së mandatit të organeve të Vetingut. Në intervistën për Euronews Albania, Rama e vuri theksin disa herë se këtë “e kërkon SHBA dhe BE”.

“Unë dua të besoj që në këtë çështje çdo përfaqësues i përgjegjshëm i popullit shqiptar, në qeveri apo në opozitë e ka të qartë që këtu bëhet fjalë për një interes të madh kombëtar që lidhet me sigurinë e vendit që lidhet me sigurinë dhe prosperitetin e vendit. Nëse vetingu do të ndërpritet këtu…

Kjo reformë është bërë që në nisje me partnerët tanë ndërkombëtarë, BE dhe SHBA. Nuk dua t’i vë unë ata përballë SHBA nëse ata nuk i dalin vetë përballë.

Nuk kemi negociata me PD sepse nuk kemi çfarë të negociojmë. Ne kemi votat tona. Unë nuk dua ta mendoj që do të vazhdojë prapë avazi ku mezi e nxorëm se ishte mbuluar edhe me çadër. Ky është një proces kombëtar dhe lidhet me sigurinë e vendit dhe prosperitetin e vendit.

Veting në politikë? Nuk jemi këtu për të dhënë përgjigjen se çfarë do të ndodhë. Jemi të hapur ta diskutojmë, por kjo nuk ka lidhje me vetingun tjetër.

Kushtëzim? Jo. Këto janë të ndara. Ky vetingu i madh nuk kushtëzohet dhe nuk negociohet. Është një domosdoshmëri për të përfunduar procesin. Ai është një veting për t’u përfunduar dhe jo për t’u negociuar.

Ç’të bëjmë? Këtu jemi 4. Është qeveria, opozita, SHBA dhe BE. Jemi në një reformë ku kemi qenë që në fillim me aleatët tanë. është një domosdoshmëri për integrimin në BE. Nuk ka negociata. Më anglisht me opozitën unë nuk flas” – tha Rama. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *