• |
ide | kryesore

Shqiptari vetëdorëzohet në policinë italiane: Unë e qëllova Rexhep Ubën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ishte një shqiptar 23-vjeçar ai që qëlloi me armë bashkatdhetarin e tij Rexhep Uba mëngjesin e 5 tetorit në një kryqëzim në Torino. Agjentët e skuadrës së lëvizshme thanë se kishin identifikuar autorin, por nuk arritën ta gjenin edhe pasi ishte lëshuar një urdhër paraburgimi ndaj tij.

Por të hënën e 18 tetorit ishte vetë i riu shqiptar që së bashku me avokatin e tij u dorëzua në policia. Identiteti i autorit nuk bëhet ende i ditur. Mediat italiane shkruajnë se autoritetet vijojnë punën e tyre për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje si dhe mundësinë e përfshirjes së autorëve të tjerë.

Aktualisht 48-vjeçari Rexhep Uba ndodhet i shtruar në spital pasi mori dy plumba, në gjoks dhe në bark. Ai ndodhej me të vëllain dhe sapo kishin zbritur nga një “Fiat Panda” që e kishin parkuar aty rrotull. Uba u ka thënë të pranishmëve se: “Nuk e di, nuk e di kush e qëlloi”.

Uba ka precedentë në fushën e narkotikëve. Në vitin 2001 ai u arrestua si pjesë e një grupi që merrej me trafik ndërkombëtar droge. Gjatë aksionit, u sekuestruan 1850 kg marijuhanë, por sipas raportimeve të kohës, grupi merrej dhe me trafik heroine, kokaine dhe armësh. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *