• |
ide | kryesore

Solskjaer merr besim, por vetëm deri në nëntor: sfidat me Liverpool, Totenham, City, Chelsea e Arsenal vendosin të ardhmen

-Instant, Sport



Manchester United, pas tetë ndeshjeve të para të kampionatit është në vendin e gjashtë në renditje me 14 pikë. Problemi në fakt është se distanca e krijuar me kreun për Djajtë e kuq është pesë pikë dhe deri në fund të nëntorit United do të jetë sfiduar me katër nga pesë skuadrat që janë para tyre në renditje, kështu që është ekzaktësisht koha për të nxjerrë një konkluzion.

Manchester United i ka dhënë akoma besim teknikut Ole Gunnar Solskjaer, pavarësisht rezultateve modeste në Premier League, vetëm një pikë në tre javët e fundit, dhe një përfaqësimi me ulje e ngritje në Ligën e Kampionëve, por pas këtij besimi, sipas tabloidit angelz The Sun, qëndron një tjetër prapaskenë: kalendari i vështirë të cilit i shkojnë përballë Djajtë e Kuq.

Ndeshja e së mërkurës në Champions përuron një kalendar veçanërisht të vështirë për skuadrën e Old Trafford, që pritet nga impenjimi i dyfishtë në Premier League kundër Liverpool dhe Tottenham, pastaj nga kthimi në Bergamo e derbi kundër Manchester City, ndërsa deri në fund të nëntorit nuk do të ketë paqe për Ronaldon e të tjerët me ndeshjet kundër Chelsea dhe Arsenal. Vetëm atëherë, sipas asaj që ka zbuluar burimet e tabloidit, do të bëhen llogaritë në Old Trafford, duke vendosur të ardhmen e Solskjaer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *