• |
ide | kryesore

Stoltenberg: NATO-ja do të fokusohet më shumë në rritjen e Kinës

-Instant, Lajme, Planet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka thënë të përditshmes britanike, Financial Times se luftimi i ndikimit politik dhe ushtarak të Kinës, do të jetë në fokus të aleancës ushtarake në të ardhmen.


Ky kthim drejt Kinës shënon një drejtim të ri për NATO-n dhe vjen teksa blloku perëndimor riorienton strategjinë drejt Azisë.


“Kur është fjala për forcim të mbrojtjes sonë të përbashkët, aty përfshihet edhe çështja se si të përballemi me rritjen e Kinës”, ka thënë Stoltenberg për Financial Times, në një intervistë të publikuar më 18 tetor.

“Ajo çfarë mund të parashikojmë është se rritja e Kinës do të ndikojë në sigurinë tonë. Veçse ka ndikuar”, ka shtuar ai.

cNATO-ja është fokusuar tradicionalisht në luftim të ndikimit të Rusisë dhe pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, edhe në terrorizëm.

Mirëpo tani pasi aleanca ka përfunduar misionin e vet 20-vjeçar në Afganistan, Stoltenberg ka thënë se më shumë vëmendje duhet të ketë ndikimi gjeopolitik i Pekinit në Amerikën Veriore dhe Evropë.

“Kina po na afrohet… Ne e shohim atë në Arktik. E shohim në hapësirë kibernetike. E shohim edhe duke investuar tejet shumë në infrastrukturë kritike në shtetet tona”, ka thënë Stoltenberg.

Financial Times ka raportuar më 16 tetor se Pekini ka testuar një raketë hipersonike me kapacitetet bërthamor në muajin gusht.

Ky vendim ka zënë në befasi zytarët amerikanë të inteligjencës dhe ka treguar se Kina ka shënuar përparim më të shpejtë sesa është pritur në gjeneratën e re të armëve./REL

1 Comment

  1. NE NJERZIT JEMI ATO QE U FUTEM NE RRUGEN E PRABLEMEVE PA ZGJILLJE DHE PO NEVE JEMI ATO QE MUND TE FUTEMI NE RRUGEN E ZGJILLJEVE PA PROBLEMENA MUNGON VETEM ANGAZHIMI thotë:

    AJO QE NA BASHKON GJITHEVE JAN DOMOSDOSHMERIT,DHE AJO QE NA NDAN JAN INTERESAT,KUR BINDJA JON VLERSIMI DHE ANGAZHIMI I PERSHTATET DOMOSDOSHMERIVE,DO TE VIHEMI ,NE TE NJEJTEN LINJE DERI ATEHERE ,ZHVILLIMET MUND TE NA JAPIN SHUM PAMUNDESEI,EDHE PSE DO TE DUAM DOMOSDOSHMERIT TU PERSHTATEMI DHE PRANOJME ATO,KOHA ESHTE SOTNESER ESHTE SHUM VON

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu