• |
ide | kryesore

Travis Barker dhe Kourtney Kardashian po ecin me hapa të shpejtë në dashurinë e tyre

-Instant, Paparazzi, Slider



Travis Barker dhe Kourtney Kardashian po ecin me hapa të shpejtë në dashurinë e tyre, duke e çuar marrëdhënien në një nivel tjetër Çifti janë bashkë prej rreth nëntë muajsh dhe dje u fejuan. Barker i propozoi Kourtney-t në Montecito, Kaliforni, gjatë fundjavës. Një plazhist kapi momentin kur Travis Barker u ul në gjunjë dhe i kërkoi partneres të ishte gruaja e tij. I rrethuar nga një numër i madh trëndafilash të kuq dhe qirinj të bardhë, Travis bëri pyetjen e madhe, së cilës Kourtney iu përgjigj me “Po”. Kardashian konfirmoi lajmin dje në mbrëmje, duke postuar dy fotografi nga propozimi në Instagramin e saj.

“Përgjithmonë,” e mbishkroi ajo postimin.

Vajza 15-vjeçare e muzikantit, Alabama, ndau gjithashtu disa fotografi nga mbrëmja speciale.

“Shumë e lumtur për ju të dy. Ju dua të dyve!” shkroi ajo.

Kim Kardashian ishte gjithashtu atje për të festuar me motrën e saj dhe kunatin e ardhshëm. Ajo ndau një foto të unazës mahnitëse të Kourtney-t. Unaza, e cila ka një diamant të madh në formë ovale, duket çuditërisht e ngjashme me atë që Kanye West i dha Kim-it kur i propozoi në vitin 2013.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *