• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni si shembet tribuna e stadiumit Nimega: tifozët e Vitesse po festonin me lojtarët

-Instant, Sport, Video



E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Holandë, në stadiumin Nimega, kur tifozët miq festonin golin e shënuar me lojtarët e tyre. Pikërisht gjatë ndeshjes mes NEC dhe Vitesse, në Eredivisie, tribuna e kthesës së destinuar për tifozët miq u shemb ndërsa tifozët brohorisnin për golin e ekipit të tyre. Për fat nuk pati asnjë të lënduar mes tifozëve.

Pas një çasti hutimi të përgjithshëm e të kuptueshëm duke parë atë që ndodhi, sapo situata është normalizuar dhe kolapsi ndaloi, disa tifozë të Vitesse, ish-skuadrës së Armando Brojës, kanë rifilluar të këndojnë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

https://www.youtube.com/watch?v=y0ELP1ix7iw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *