• |
ide | kryesore

Zgjatja e vettingut/ Një propozim që e nxjerr opozitën nga çarku

-Instant, Arkiva, Kryesore



Opozita zyrtare pasi përjashtoi Berishën po gjendet sërisht në çarkun e etiketimit se anti perendimore. Edi Rama me partnerët e tij diplomatikë po i kërkojnë që të japë votat e saj për ndryshimet kushtetuese që do të zgjasin për dy vjet e gjysëm mandatin e komisionit të vettingut.

Lexo me tej:

Rama përdhunon opozitën/ Marsh, votoni zgjatjen e vettingut pa negociata

Kryeministri i sfidoi demokratët të premten e kaluar duke thënë se nuk kanë rrugë tjetër veçse të binden, ndërkohë që mazhoranca mori vendimin për të depozituar në Kuvend nismën e firmosur nga më shumë 1/5 e anëtarëve të Kuvendit për të filluar ndryshimin e kushtetutës për ti hapur rrugë zgjatjes së KPK dhe Komisionerëve Publik, duke e shtyrë procesin deri më 31,12,2024.

Kjo i ka vënë në një hall të madh përfaqësuesit e PD-së të cilët, pasi sapo kanë bërë një sakrificë, nuk duan të krijojnë një krisje të re me SHBA dhe BE-në, që sillen si protektorët e reformës në drejtësi.

Opozita është vënë mes dy zjarresh: nga njëra anë ajo e ka bërë copë copë me kritika punën e organeve të vettingut, duke i quajtur të politizuara dhe që kanë punuar për ta vënë sistemin nën urdhrat e partisë në pushtet. Heqja dorë nga ky qëndrim do e diskreditonte keqas atë.

Por, nga ana tjetër ajo nuk do të marrë mbi vete njollën e të etiketuarit nga ndërkombëtarët si pengesë për reformën në drejtësi. 

Për ta zgjidhur këtë dilemë dhe për ti’a qartësuar idetë mund ti vijë fare mirë në ndihmë një analizë e një juristi të njohur, ish gjyqtar i Gjykatës së Strazburgut. Ledi Bianku. Ai ka arritur në konkluzionin se nga ndërkombëtarët “në Shqipëri po mbështetet një reformë dhe ndryshime të saj, që nuk janë në përputhje me standardet e BE-së”. 

Dhe për ta vërtetuar tezën e tij ka shqyrtuar rastin e reformës në drejtësi që ka marrë qeveria konservatore dhe iliberale e Polonisë, e cila po kundërshtohet fort nga BE-ja dhe asaj që po ndodh tek ne.

Me argumenta dhe prova (lexo shkrimin e plotë këtu poshtë), Bianku tregon se Brukseli po përdor dy standarte: për të njëjtat gjëra që e kritikon Poloninë duke i quajtur si kapje politike të drejtësisë këtu tek ne i mbron si suksese.

Dy standartet e BE për reformën në drejtësi

Njëri prej tyre është edhe rasti i zgjatjes së organeve që bëjnë vettimin e gjyqtarëve. Gjykata europiane e drejtesise ne Luksemburg e penalizoi Poloninë kur ky vend i dha mandat politik parlamentit të zgjaste afatet e organeve që kontrollonin gjyqtarët. Sipas standarteve europiane ky qe një element që vinte në dyshim pavarësinë e tyre politike.

Dhe Polonia si vend anëtar i BE-së, që nuk ishte futur me Unionin në konfliktin që ka sot (Gjykata Kushtetuese e Polonisë ka vendosur se ligji i vendit prevalon mbi vendimet e gjykatës europiane të Luksemburgut), e parnaoi vendimin e marrë në vjeshtën e vitit 2018, e rregulloi legjistlacionin dhe hoqi dorë nga një aventurë e ngjashme me ate që po do të bëjë Rama sot, pra zgjatjen e mandatit të KPK-së.

Shembulli me eksperimentin shqiptar që jep juristi Ledi Bianku tregon qartë se ajo që po kërkohet këtu tek ne bie ndesh edhe me standartin që vetë BE-ja ka në raport me drejtësinë.

Andi Bushati: Votat per vetingun, tradhëtia e fundit e Bashës

Ky shembull mund ti vlejë edhe opozitës në dilëmën ku është kyçur. Nëse ajo është e sigurtë për kapjen dhe politizimin e drejtësisë përmes vettingut me dy standarte, nëse ajo e quan absurde që njerëzve që kanë dështuar ta bëjnë punën në pesë vitet që iu caktua duhen iu duhet dhene bonus duke ia zgjatur qëndrimin në poste, PD e ka edhe një argument më shumë. Ajo thjeshtë mund ti thotë ndërkombëtarëve se propozimi që ka marrë bie ndesh me standartet që ata predikojnë.

Por natyrisht këtë mund ta bëjë vetëm nëse nuk është peng dhe nëse nuk shkon në parlament vetëm për të ngritur kartonat në funksion të urdhrave që merr.  

©Lapsi.al

 

 

 



4 Comments

  1. Po u zgjat koha eshte kapje totale e drejtesis nga PS.
    Nese nuk zgjatet afati shpeton ajo qe ka ngel per te shpetuar qe drejtesia te mos kapet totalisht nga politika.

    1. VETINGU DUEHT HARRUAR NJE HERE E MIRE

      ESHTE DESHTIM SPEKTAKOLAR

      SI KPK APO KLGJ DHE KLP KED ETJ JANE TE KAPUR PO NJESOJ.

      CESHTJA ESHTE E THJESHTE. KUSHTETUTA E PARASHIKON RASTIN E MBARIMIT TE AFATIT TE KPK. DERI NE 2026 DIHET SI DO VEJE KJO PUNE

      RASTI ME I KEQ ESHtE QE BASHA TE MOS JAPE DAKORDESINE APO TE JAPE DAKORDESINE ?

  2. Sali Berisha, pas vendimit të SHBA që e tha hapur, që PD ta mbrojë jo me fjalë, port ë bëhet digë që në çdo rast doktori të ketë më shumë kohë e hapësirë për të përgatitur lëvizjet e tij. E Lulzim Basha nuk ja dha, madje e deklaroi hapur se “PD-ja nuk do të jetë asnjëherë bunker për interest personale të askujt”. E këtu duhet parë realisht përplasja dhe prishja e paktit mes Bashës dhe Berishës.Ti loqja e salihut kekon qe shpellkaret e plepave të salihut dhe propkuroret e gjygjtaret e klanit Argita të vazhdojne të shkojne lene me parate e mia dhe te tuat,shko pyet amerikanet o loqja salihut

  3. “Foltoret, të mbushura me plehun e 3 dekadave?”, Kim Mehmeti: Tritanët, ristanët, ndokat e nishanët, e shkuara e PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *