• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Kosovë, 21 komuna ende pa fitues

-Instant, Lajme, Të fundit



Të dielën e 17 tetorit 799.960(42,50%) e qytetarë të Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për të votuar kandidatin e tyre i cili do të udhëheq për katër vite me komunën që ata jetojnë. Qendrat e votimit në Kosovë u hapën në ora 07:00, ndërsa u mbyllen në orën 19:00, sipas orarit të rregullt.

Rezultatet preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ishin befasia e këtyre zgjedhjeve lokale. Tanimë janë numëruar 99.80 për qind e votave. Disa komuna fituan bindshëm, ndërsa të tjera shkuan në balotazh.

Pritshmëritë e disa partive e kandidatëve u përmbysën.

Nga të dhënat e deritanishme të KQZ-së në 17 komuna nxorën kandidatin fitues, ndërsa 21 komuna të tjera do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka fituar pesë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje (LVV)nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.

PDK fitoi Mitrovicën e Jugut, Ferizajn, Hanin e Elezit dhe Skenderajn. LDK fitoi në Lipjan dhe Pejë. AAK ka fituar në Deçan dhe Suharekë.

Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Ndërsa në balotazh do të shkojnë 21 komuna.

Në Prishtinë në raundin e dytë gara do të jetë mes kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosjes(LVV), Arben Vitia dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama. Gjakova në balotazh shkon me kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini dhe kandidatja e Vetëvendosjes(LVV), Mimoza Kusari-Lila.

Balotazh shkon edhe Komuna e Gjilanit. Në garë janë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Alban Hyseni dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri.

Edhe në Podujevë në garë do të jenë kandidatët e LDK-së dhe LVV-së.

Komuna tjera që do të shkojnë në balotazh janë; Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (Partia Socialdemorate -LVV), Prizreni (LVV-PDK), Vitia (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK) dhe Mamusha (Partia Demokratike Turqve të Kosovës –KDTP dhe partia e Drejtësisë e Turqve të Kosovës – KATP), Gllogoci (PDK dhe Demokratët për Drenasin – DD), Kllokoti (Lista Serbe- Iniciativa qytetare Harmonia Popullore Serbe – GI SNS), Istog (LDK-AAK), Shtimja (PDK-LVV) dhe Rahoveci (AAK-LVV), Obiliqi (Iniciativa Qytetare për Obiliqin – IQO dhe LVV), Fushë Kosova (LDK-LVV), si dhe Kaçaniku (PDK-LVV). /KP/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *