• |
ide | kryesore

Akuzat dhe dëbimet, Rusia pezullon misionin diplomatik në NATO

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Rusia po pezullon misionin e saj diplomatik në NATO. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili njoftoi dhe një kundërmasë ndaj aleancës ushtarake. Stafit të zyrës së NATO-s në Moskë do t’i hiqet akreditimi në muajin nëntor. Këto masa vijnë pasi Aleanca e Atlantikut të Veriut dëboi 8 diplomatë të misionit të Rusisë, me arsyetimin se ata ishin zyrtarë të inteligjencës.

Marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar që kur Moska aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014. Kremlini e vlerësoi dëbimin e diplomatëve si një mungesë interesi për dialog nga Perëndimi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *