• |
ide | kryesore

Eksperimenti me Shqipërinë/ Raport-progresi i KE nxjerr katastrofën e sistemit të drejtësisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Komisioni Europian nuk e kurseu edhe këtë vit rekomandimin për çeljen e negociatave.
Dokumenti do t’i shërbejë më shumë kryeministrit Edi Rama që ta fajësojë Bashkimin Europian për refuzimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, se sa për të bindur drejtuesit e shteteve europiane që t’i hapin dritën jeshile vendit tonë. Për këtë është njoftuar një konferencë e përbashkët me ambasadorin Luixhi Soreka.

Por ndërsa burokratët e Komisionit Europian shpërfillen rregullisht nga drejtuesit e shteteve europiane për negociatat, raporti vlen të shihet në brendësi, se si e ka pasqyruar situatën në sistemin e drejtësisë, përderisa në këtë aspekt nuk ka asnjë analizë se në çfarë gjendje është sistemi gjyqësor në vendin tonë.

Lexo edhe: BE e pranon dështimin e reformës shqiptare në drejtësi, e pengoi Zaevin ta aplikonte në vendin e tij

Lexo edhe: Reforma në Drejtësi edhe 57 milionë euro të tjera deri në 2025

Lexo edhe: Zaev refuzon të ‘eksportojë” modelin shqiptar të vettingut: “Jo një sistemi pa gjykata”

Qasja për reformën në drejtësi është pozitive. Përparimi i reformës në drejtësi është cilësuar si “i mirë” në dokument, ku vlerësohet plotësimi me 7 gjyqtarë i Gjykatës Kushtetuese (nga 9 gjithsej), apo emërimi i 9 gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë (nga 19 gjithsej), apo plotësimi me 15 prokurorë i SPAK (nga 20 gjithsej).

Plotësimi i vakancave në këto institucione konsiderohet arritje, ndërkohë që përmendet kalimi në veting i 437 gjyqtarëve dhe prokurorëve, 62% e të cilëve janë skualifikuar.

Lexo edhe: Reforma në drejtësi, kjo gërmadhë që na e shesin si histori suksesi

Lexo edhe: Sondazhi/ Pse ra besimi tek SPAK dhe ‘drejtësia e re”

Lexo edhe: “Nuk ka arritur ende të shkojë tek qytetarët”, Zëri i Amerikës: 5 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, vonesa, rezultate dhe sfida

Por ndërsa vlerësohet përparimi i reformës në drejtësi, në paragrafin mbi “efikasitetin” në drejtësi situata është krejt tjetër. Pesë vjet pas votimit në parlament, reforma ende nuk po jep drejtësinë që pritet dhe kjo shihet në bilancin që i bëhet çështjeve në gjykata.

“Efikasiteti i sistemit gjyqësor është cënuar nga procedimet e zgjatura, nga vendimet e pakta që janë dhënë dhe nga dosjet e shumta që mbeten pezull. Gjykatat e Apelit kanë një numër shumë të madh çështjesh të trashëguara dhe vakanca të shumta gjyqtarësh, me vetëm 40 gjykatës në detyrë nga gjithsej 78 që duhet të ishin. Duhet në mënyrë urgjente një hartë e re gjyqësore, që të rishpërndajë gjyqtarët brenda sistemit. Kohëzgjatja mesatare për një çështje në apel është 998 ditë për çështje të kriminalitetit dhe 1742 ditë për çështjet civile dhe ato administrative.

Gjykatat me më shumë dosje të mbetura pezull janë Gjykata e Lartë dhe ajo Administrative e Apelit. Kjo e fundit ka 15 mijë e 178 çështje pezull, nga të cilat 7 mijë e 463 janë më të vjetra se dy vjet. Gjykata e Lartë ka numrin më të madh të çështjeve pezull, gjithsej 36 mijë e 288 çështje nga të cilat 27 mijë e 843 presin prej më shumë se dy vitesh”.

Shifrat mbi çështjet gjyqësore që nuk marrin drejtesi përmbledhin me pak fjalë stanjacionin e sistemit, aty ku presin zgjidhje dosjet hetimore të prokurorëve, ndalimet që kryhen nga policia, apo dhjetëra mijëra konfliktet civile dhe tregtare.

Kjo paralizë që ka përfshirë sistemin e drejtësisë në Shqipëri ka qenë edhe shkaku që i njëjti model nuk u këshillua të aplikohej nga BE në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, sipas asaj që kanë pranuar vetë Ministrat e Drejtësisë së këtyre vendeve./Lapsi.al



6 Comments

  1. hahaha spektakel jeni lapsi “eksperimenti me Shqiperine… katastrofe sistemi drejtesise”, dmth po behet katastrofe sistemi i drejtesise nga eksperimenti qe po bejn nderkombetaret he lapsi??? Poshte Amerikanet Lapsi!!! Se ketu drejtesia me Llalle e Gjin Gjon me vile 3 milion euroshe ishte drejtesi e kulluar. Ore po se morem vesh se cu be, do kandidoje Gjin Gjoni si kandidat per deputet i PD ne Lezhee?? Fantastike jeni lapsi, katastrofe sistemi drejtesise nga eksperimenti nderkombetare hahahaha, po jo ore duam drejtesine e plepave, te gjykatesve me 12 apartamente, apo te Ilir Presidentit qe te nxjerrin videon “me ze dhe figure” te manipuluar pas vizites te familjes kryeministrore ne vilen e bllokut.

  2. Epo ne kavje eksperimenti jemi, dhe komunizmin na dhanë atë të stilit koreanoverior, dhe ju prisni të na bëjnë reforma dhe të na ndriçojnë….

  3. shkurt me i llaf Gjykatat s’egzistojn

    1800 dite per i ceshtje administrative, 1000 dite per ceshtje kriminale… dmth s’ka s’behet llaf

    pse e bojatisin me llafe e quajn ‘sistem drejtesie’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *