• |
ide | kryesore

Erdogan: Fati i botës nuk lihet në mëshirën e disa vendeve që fituan Luftën e Dytë Botërore

Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, po zhvillon një vizitë zyrtare në vendet afrikane në përpjekje për të marrëdhëniet në bazë të bashkëpunimit të barabartë, të dobishëm për të dyja palët dhe në kontekstin e respektit reciprok.

Erdogan në ndalesën e tij të parë në Angola, ka deklaruar se në Turqi rëndësi dhe vlerë e madhe I jepet marrëdhënies së ngushtë me kontinentin afrikan.

“Ne duam t’i promovojmë këto marrëdhënie në bazë të bashkëpunimit të barabartë, të dobishëm për të dyja palët, në kontekstin e respektit reciprok,” ka thënë ai.

Ndërkohë në fjalimin që ai mbajti në parlamentin e Angolas është shprehur se fati i njerëzimit nuk mund dhe nuk duhet të lihet në mëshirën e një grushti vendesh që fituan Luftën e Dytë Botërore.

“Injorimi i thirrjeve për ndryshim është i padrejtë për Afrikën,” është shprehur ai. Pas Angolës, presidenti turk pritet të vazhdojë turneun e tij afrikan në Togo dhe më pas në Nigeri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *