• |
ide | kryesore

Flet mikesha e turistëve rusë që u gjetën të pajetë në Qerret: Ndoshta rezultatet e autopsisë nuk do dalin kurrë në media…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një dëshmi vjen nga Rusia për ngjarjen sa tragjike edhe misterioze të mbrëmjen së 15 tetorit, ku në një hotel të Qerretit u gjetën të pajetë katër turistët rusë.

Viktimat ishin familjarët Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, së bashku me vajzën e tyre, Ekaterina, 31 vjeç, dhe partnerin e saj, Nikita Belousov, të cilët u gjetën pa shenja jete në pishinën dimërore të hotel “Gloria”. Deri më tani, nga hetimet paraprake thuhet se ata kanë ndërruar jetë nga klori në pishinë ose mosventilimi i ambientit, por ngjarja vijon të mbetet mister.

“Një nga viktimat ishte i shtrirë në një shezlong, dy ishin në një stol dhe i katërti ishte buzë pishinës me këmbët brenda saj”, kështu shkruan media ruse, e cila sjell dëshminë e koleges së Sergey, Anastasia.

“Sergey ishte një njeri shumë i mirë, nuk i kishte bërë keq askujt. Punonim së bashku. Ajo që ndodhi është shokuese. Ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën. Të gjithë ishin në vendet e tyre. Jam e sigurt që ata nuk mund të mbyteshin apo të helmoheshin njëkohësisht. Dikush do të lëvizte apo duhej të rrëzohej, por ata qëndronin ulur në vendet e tyre. Nuk ka asnjë gjurmë. Ndoshta rezultatet e vërteta të autopsisë nuk do dalin kurrë në media. Ata nuk patën as kohë për të pirë apo ngrënë gjë. Dhe ata që shkruajnë gjëra pa kuptim, do të doja që të mos ndjenin dhimbjen që kemi ne”, është shprehur ajo.



6 Comments

  1. Kjo vrasje ka firmen GGB Vladilir Putin! Mos u mundoni kote, s’keni per ta gjetur, kurre!!
    Pse tek ne? Per te futur mutin ne ballkan! Per te telendisur Turizmin tone!!!
    Kur ke Edin Qe hap vendin pa mare masa!!Heq vizat per Ruset!! PU PU PU!!

  2. Po pse budallenj i dini njerezit ju?
    Helmimi nga Klori te jep dhimbje te tmerrshme, dhe instiktivisht largohesh me nje here, nuk kputesh direkt si pras.
    Po ai qe ka pastru pishinen me klor pse nuk eshte helmu?

    1. Shum e sakte..klori nuk esht dioksid karboni qe te ve ne gjume..ka efekte shum te forta para se te mari jeten.

      “Simptomat e helmimit me klor:

      Helmimi me klor mund të shkaktojë simptoma në të gjithë trupin tuaj. Simptomat e frymëmarrjes përfshijnë kollitje, vështirësi në frymëmarrje dhe lëngje brenda mushkërive.

      Simptomat e sistemit tretës përfshijnë:

      djegie në gojë ënjtje e fytit dhimbje në stomak dhimbje bark vjellje gjak në jashtëqitje..”

  3. Ja pra qe dhe krisma nuk kishte,normalish aty ku vrasin ruset nuk ka as shenja as krismadhe nuk kan arritur ta zbulojn anglezet dhe jo me hetusit tane qe futen si turma pa te keq ne nje vend ngjarje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *