• |
ide | kryesore

Haradinaj: Operacionet policore janë bërë qëllimisht për ta dorëzuar veriun e Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
haradinaj, kurti,



Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë për aksionet policore në veri. Sipas Haradinaj, operacionet janë bërë qëllimshmisht për ta dorëzuar veriun e Kosovës.

“Operacionet janë bërë qëllimshëm për ta dorëzuar veriun, Kosova sot është më e dobët në rend dhe ligj pas këtyre operacioneve.

Pse policia jonë duhet me u mbajt peng nga grupet kriminale, kur dy vjet më herët policisë tonë s’ka guxu askush me i dalë në rrugë”, u shpreh Haradinaj në seancën e Kuvendit.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Aksioni i Qeverisë Kurti në Veri përçan aleatët e NATO/ Brukseli kundër veprimeve të pakoordinuara, SHBA e Britania ndryshe 

Kreu i AAK-së deklaroi se pas dy operacioneve policore, Kosova ka dalë më e dobët.

“Kemi parë dy operacione, pas këtyre operacioneve ka ndodhur dobësim i shtetit ligjor, besoj që të gjithë ata që janë të fushës mund ta bëjnë këtë vlerësim. Në dy raste, Kosova ka dalë e dobët”, ka thënë ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *