• |
ide | kryesore

Icardi gati të zgjidhë kontratën me PSG për… Wandën: “Duhet hartë për të zbuluar ku***n që i nisi foto njerëzve të martuar?”

-Instant, Sport



Telenovela Icardi-Wanda rrezikon të ndikojë në merkaton e transferimeve. Sipas programit ‘Los Angeles de la Manana’, të Canal 13, sulmuesi kërcënon të përfundojë kontratën e tij me PSG nëse gruaja e tij nuk kthehet me të. Wanda, përveçse partnere, është edhe menaxhere e Icardit dhe prandaj një zgjidhje e mundshme do të kishte pasoja të rënda, ekonomike dhe jo vetëm, edhe mbi të.

Ndërsa Mauro Icardi është thirrur nga PSG për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Leipzig, në këtë situatë, Wanda Nara ka bërë një tjetër sulm në rrjetet sociale. Gruaja e sulmuesit, duke iu përgjigjur një gazetari në Twitter, ka nisur fyerjet ndaj personit që ka ndërhyrë në martesën e saj: “A keni nevojë për emra? Apo doni një hartë për të zbuluar kur**n që u dërgon fotografi njerëzve të martuar! Nëse je e vetmja që nuk e ke kuptuar, po t’i dërgoj privatisht”.

Referimi, sipas zërave nga Argjentina, është Eugenia Suarez e cila dyshohet se kontaktoi Icardi në Telegram për të biseduar fshehurazi: “Unë do të doja të të takoja në një diskotekë, në një pjesë të botës ku askush nuk të njeh”.

E, gjithnjë nga Amerika e Jugut, programi televiziv “Los Angeles de la mañana” siguron se çifti tashmë po ndahet edhe pse stafi i të dyve dje mohoi hipotezën. Nga ana e saj, Suarez, sipas TMZ, është e qetë dhe ka biseduar me miqtë e afërt në lidhje me situatën: “Unë nuk e di nga vijnë këto thashetheme, unë Wanda e Icardi as nuk i njoh. Sapo jam ndarë, mendoj për diçka tjetër. Le të merren mes tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *