• |
ide | kryesore

Ikardi në gjendje të rëndë psikologjike: ‘Nëse s’më fal Wanda, nuk luaj më’

-Instant, Paparazzi, Slider



Ndarja mes Mauro Ikardit dhe Uanda Narën ka pushtuar vëmëndjen e të gjithë mediave rozë gjatë javëve të fundit.

Ditën e djeshme, Ikardi ka udhëtuar urgjentisht drejt Milanos për tu takuar me Uandën, por kjo e fundit e ka ndarë mendjen dhe do medoemos divorcin. Megjithatë, një burim shprehet se tradhëtia nuk mund të falet nga ana e modeles argjentinase pasi kjo histori ishte e përsëritur edhe vite më parë. Ikardi ka hyrë në një depresion dhe sipas ‘’Corriere Dello Sport’’, sulmuesi i PSG-së ka shkuar dhe më tej duke kërcënuar se nëse Uanda nuk e fal do të lërë futbollin. “Nëse nuk më fal, nuk do të luaj më”, janë fjalët e Ikardit drejtuar shokëve të ekipit duke anashkaluar dhe dy seanca stërvitore prag sfidës me Lajpcigun në Ligën e Kampionëve.

Në mes të çiftit tani janë 60 milionë euro për t’u ndarë pa përfshirë këtu bizhuteri, prona e vepra arti. Nuk dihet ende si do të përfundojë kjo histori që është kthyer në telenovelë për tifozët që janë jo pak të interesuar nga kjo histori.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *