• |
ide | kryesore

Ish-kryeministri italian nën akuzë për financime të paligjshme dhe korrupsion

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zyra e Prokurorit Publik të Firences mbylli një hetim për fondacionin “Open”. 11 persona dhe 4 kompani janë vënë në shënjestër dosjen e të akuzuarve. Midis të të akuzuarve është edhe ish-kryeministri Matteo Renzi.

Sipas aktakuzës, midis viteve 2014 dhe 2018, Renzi dhe 2 bashkëpunëtorë të tij kanë marrë nga fondacioni “Open” më shumë se 3.5 milion euro për aktivitetin e tyre politik. Këta persona akuzohen për financim të paligjshëm të palëve, korrupsion, pastrim të parave dhe ndikim të paligjshëm.

“Renzi ishte de facto drejtor i Fondacionit”thanë prokurorët dhe nëpërmjet këtij fondacioni ai kalonte financimet te partia e tij. Fondet u përdorën për të mbështetur aktivitetet politike të Renzit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Të dyshuar si persona që kanë financuar Renzin janë edhe një sërë kompanish si Toto Costruzioni Generali spa, Immobil Green srl, British American Tobacco Italia, etj. Vetë Renzi i ka hedhur poshtë akuzat duke i konsideruar të motivuara politikisht. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. shkon me shume fotoja ne kopertine me Berishen se sa Ramen, Berisha eshte i akuzuar publikisht per korrupsion. Behen 2 hajduta bashke ne nje foto

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *