• |
ide | kryesore

Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 2 persona në Kuçovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Kuçovës ka arrestuar dy persona, të shpallur më herët në kërkim. Sipas uniformave blu është prangosur .K., 66 vjeç, banues në Perondi, Kuçovë, pasi është dënuar me dy muaj burg për veprën penale “Pengim për ekzekutimin e vendimit të gjykatës”.

Gjithashtu, është arrestuar K.Rr., 56 vjeç, banues në Dimal, pasi është dnëuar me 4 muaj burg  për “Kundërshtim i vendimit të Gjykatës”.

“Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. 

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim policor.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

-H.K., 66 vjeç, banues në Perondi, Kuçovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me dy muaj burg për veprën penale “Pengim për ekzekutimin e vendimit të gjykatës”.

-K.Rr., 56 vjeç, banues në Dimal, Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtim i vendimit të Gjykatës”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *